I shpëton policisë por e gjen belaja me peshkaqenin (VIDEO)

Një i ri ra nga shiu në breshër kur u hodh në oqean për t’i shpëtuar policisë por përfundon duke u ndjekur nga një peshkaqen.

Ai tentoi t´i shpëtonte ndjekjes së policisë duke u futur në oqean, pa e ditur se do të përballej me një peshkaqen 1.5 metra të gjatë.

Policia e Karolinës së Veriut bëri të ditur se Zahariya Kingsburit iu gjet një sasi lënde narkotike në makinë, por ai arriti t´i shpëtojë arrestimit duke vrapuar drejt oqeanit.

Dhe kur mendoi se shpëtoi, 20-vjeçari u përball me një peshkaqen, që ndodhej rreth 20 metra nga vendi ku u zhyt ai.

Gjithsesi pas disa orë kërkimi, policia arriti ta gjente dhe arrestonte Kingsburin disa kilometra nga vendi ku ishte futur në ujë. /albeu.com/




Shtuar më 03/09/2017, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori