I shpëtoi vdekjes në aksident, shoferi : Unë kam engjëll mbrojtës!

Pëlqej
Një shofer makine i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës.
Steve Montgomery 56 vjeç nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij.

Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, së bashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër.

Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë.

vendngjarje shkoi shërbimi i emergjencës, por ata shtangën kur e panë Montgomery -n që ishte shëndoshë e mirë.

Në një prej fotografive që ai bëri nga vendi i ngjarjes, 56 – vjeçari kapi një dritë të bardhë në qiell, në formën e një V -je.

Ndërkohë qe disa besojnë se bëhet fjalë për një refleksion, Montgomery mendon se është shenjë nga lart.
Shtuar më 12/08/2017, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori