I riu i pashpirt qëllon me shkop pa arsye të moshuarin (FOTO LAJM)

Një ngjarje aspak normale është regjistruar nga kamerat e sigurisë ditën e premte në rrugët e Nju Jorkut.

Një i moshuar 90-vjeçar është dhunuar barbarisht pa asnjë shkak nga një 19-vjeçar. Juan Llorens ishte duke shtyrë një karrocë ndërsa i afrohet autori, i identifikuar si Sauli Nunez, i cili e godet atë pa asnjë shkak me një kallam.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat ndihmuan edhe policinë për identifikimin e autori që u largua me shpejtësi pas sulmin.

Por çuditërisht, 90-vjeçari i dhunuar e ka falur personin që e dhunoi, ndërsa falenderon kalimtarët e rastit që i erdhën në ndihmë.

Juan Llorens vazhdon të qëndrojë në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ka plagë në anën e kokës ku edhe u godit. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori