Putin: Perëndimi “po mbjell gjepura” për historinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim para turmave në Moskë teksa shënonte Ditën e Unitetit Kombëtar të vendit, raporton SkyNews.

Në fjalimin e tij, Putin tha se konfrontimi i Rusisë me “regjimin neo-nazist” në Kiev ishte i pashmangshëm.

Ai tha gjithashtu se që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, fuqitë perëndimore kishin filluar të “përziheshin” me Ukrainën dhe Rusinë.

Gjatë deklaratës së tij, lideri rus tha gjithashtu se Perëndimi kishte futur “marrëzi historike” në kokat e miliona njerëzve, duke përfshirë rrjedhën e vërtetë të Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

Pa përmendur prova, Putin vazhdoi të përsëriste një pretendim se Polonia nuk ka braktisur ëndrrat për të marrë nën kontroll pjesë të Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se Rusia kishte një qytetërim dhe kulturë unike./albeu.com


Shtuar 4.11.2022 17:14