I punuar me grep, sa mijëra dollarë u shit kukulla e senatorit amerikan
Tobey King, një grua 46-vjeçare nga Teksasi, fitoi vëmendjen e internetit pasi punoi me grep një kukull që dukej si senatori amerikan Bernie Sanders, i cili u kthye në memen e preferuar pas pozës së famshme në ditën e përurimit të Joe Biden si president. Tobey e postoi kukullën në eBay dhe e nxori në ankand, ku oferta fillestare ishte 99 cent. Por sa u shit?

Kukulla e vogël u shit për plot 20,300 dollarë.

“Është e pabesueshme. E dija që Bernie ishte trend për shkak të fotos dhe unë kisha një model kukulle Bernie. Kështu që e modifikova,” tha King (via Guardian).

Për krijimin e kukullës u deshën 7 orë thurje me grep pa ndërprerje. Vëmendja ndaj detajeve është fantastike.

Tobey u shpreh se fitimet do të shkojnë për Meals on Wheels America, që shpërndan ushqim për njerëzit në pamundësi për të blerë ushqime. “Kjo është rruga ime. Kjo është mënyrë e re për të ndihmuar njerëzit në një mënyrë që unë s’kam qenë në gjendje ta bëj më parë,” tha ajo.

Pas ditës së përurimit, Sanders filloi të shiste bluza me memen e tij, për $45 dhe 100% të të ardhurave shkuan për Meals on Wheels.
Shtuar më 28/01/2021, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori