“Sa lekë iu ka shkuar story”, shpërthimi i papritur i Arbër Hajdarit ndaj Efit dhe Ronaldos: Ju shfrytëzoni Luizin (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme e “Prime-it” të “Big Brother Vip” ka rezervuar përplasje të mëdha, por këtë herë jashtë shtëpisë. Opinionisti Arbër Hajdari duket se kishte prej kohësh një mllef të cilin gjeti mundësinë për ta nxjerë ditën e djeshme.

I njëjti opinionis që duartrokiti lojën e Efit në BBV në ditën e eliminimit të saj, mbrëmjen e djeshme e sulmoi hapur dhe nuk u kujdes aspak të fliste me takt.

Arbër Hajdari akuzoi Efin dhe Ronaldon se po shfrytëzojnë Luizin për klikime dhe para në profilet e tyre të Instagramit që janë mjaft të populluara.

“Sa lekë iu ka shkuar story”, ishin fjalët që zgjodhi Arbër Hajdari.