I ngulin thikën në kokë, i riu shkon qetë dhe kërkon doktorin në spital
Pëlqej
Një çiklist i quajtur Shaun Wayne i ka mbijetuar një sulmi të frikshëm me thikë dhe me shumë qetësi ka shkuar në spital, për të kërkuar ndihmë.

Me thikën të ngulur në kokë, teksa udhëtoi me biçikletë, Shaun në recepsionin e spitalit pyeti vetëm nëse është mjeku i lirë.

“A është mjeku i lire”, tha ai në spital. Ai po ecte me biçikletë për të shkuar në punë në Cape Toën në Afrikën e Jugut, ku u sulmua nga dy burra. Njëri prej tyre e goditi me thikë në kokë. Mjeti mprehës ngeci brenda kafkës së 34-vjeçarit ndërsa dy hajdutët po përpiqeshin ti merrnin biçikletën.

Por në mënyrë të pabesueshme Shaun u përball me ta dhe arriti t’i mundte të dy. Më pas mori biçikletën dhe u nis drejt spitalit me thikën në kokë.

“Të thuash se ishte dramatike ta shihje me një thikë në kokë është pak. Por ai ishte shumë i qetë dhe i kthjellët, edhe pse kishte shumë gjakderdhje,”-tha mjeku Brendan Venter.

Pacienti ishte shumë me fat që shpëtoi edhe pse thika ishte zhytur brenda kafkës së tij.

Shtuar më 21/11/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori