I marrosur pas picave, thyen rekord për koleksionin e rrallë (FOTO LAJM)

Picat mbetet padiskutim një ndër ushqimet që çdokush do të tundohej dhe nuk mund të refuzonte një copë, por ka edhe nga ata njerëz të cilët koleksionojnë kutitë e ndryshme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Scott Weiner nga New York, i cili ka shpenzuar 15 vite të jetës së tij për të koleksionuar më shumë se 750 kuti picash në të gjithë botën.

Mahnia për këtë koleksion është aq i madh, aq sa ai shpenzon kohë për të mbledhur këto kuti. 32-vjeçari ka arritur të thyejë rekordet botërore duke mbledhur kuti nga 45 shtete të ndryshme.

Ti kërkosh të tjerëve kutitë e picave duket paksa e çuditshme, ndaj edhe ai është ndjerë i detyruar që ti japë shpjegime njerëzve rreth misionit të tij.

Ai është shprehur më tej se duke i treguar foto të koleksionit, ata tregoheshin bujar duke i dhuruar kutitë e picave që kishin konsumuar. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori