E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
I kaluan gabimisht 4.6 milion euro në llogari, vajza përfundon në burg
Një e re 21-vjeçare është arrestuar në aeroportin e Sydney-t, në momentin kur po largohej nga Australia, pasi kishte shpenzuar thuajse 4.6 milion dollarë, në çanta apo objekti luksi, të cilat i kishin kaluar gabimisht në llogarinë e saj bankare.

lee
Christine Jiaxin Lee, me shtetësi malajziane mori gabimisht në llogarinë e saj një shumë të pabesueshme, që i ishte dhënë si një overdraft për një periudhë 3-vjeçare.

Studentja e inxhinierisë kimike, e cila ishte drejtuar për në Malajzi, u arrestua nga policia pasi kishte shpenzuar një shumë prej 3.3 milionë dollarësh në më pak se një vit.

E reja kishte bërë kryesisht blerje të çantave firmato, duke përdorur para në dorë.

shtepia
Sipas shtypit australian e reja bënte një jetë luksoze, duke jetuar në një apartament që e kishte qiranë mujore, 3120 dollarë.

Përpara gjykatës 21-vjeçarja u shpreh se “Ajo nuk i kishte marrë ato para, ato i ishin dhënë asaj.”

Avokatja e saj ka treguar më pas se vajza i kishte shpenzuar pjesën më të madhe të parave në aksesorë luksi, veçanërisht çanta shumë të shtrenjta.

Sipas avokates, policia nuk mund të provonte se prishja e parave ishte e paligjshme.

Gjykata në lidhje me këtë çështje u shpreh se në rast se do të vërtetohej që në të vërtetë paratë iu dhanë zonjushës Lee, atëherë kjo e fundit duhet t’ia kthejë sërish vlerën bankës.
Shtuar më 12/01/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori