I kalon treni mbi trup, shpëton
Një burrë të dehur e kishte zënë gjumi në mes të binarëve të hekurudhës, por fatmiresisht ai ka shpëtuar pa lëndime, edhe pse gjatë kohës kur po qëndronte në mes të binarëve mbi të ka kaluar një trn.

Kanadezin e dehur, drejtuesi i trenit e kishte vërejtur, por me vonesë.

Calgary Herald njofton se ai i ka rënë sirenës dhe ka shtypur frenat, megjithatë nuk ka mundur ta ndalë trenin, i cili ka kaluar mbi personin e shtirë.

“U zgjua, u ngrit, mori birrën dhe shkoi. Dukej shumë i hollë, falë kësaj treni ka kaluar mbi të dhe nuk e ka prekur”.

“Vetëm se nuk e kam të qartë si nuk është zgjuar kur treni ‘bubullonte’ mbi dhe kur frenat gërvinin”, ka thënë drejtuesi i trenit Dave Dubnyk. Ngjarje të tilla janë të ralla, por ky njeri paska patur fat.
Shtuar më 28/05/2012, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori