I jep vajzës pajë me vlerë 120 milionë euro
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një manjat kinez i tjegullave i ka dhuruar vajzës së tij dhurata me vlerë mbi 120 milionë euro, ku përfshihen katër kuti me bizhuteri floriri, dy makina luksoze, aksione dhe disa shtëpi me rastin e martesës.

Në mesin e dhuratave ekstravagante përfshihet edhe një çek bankar me vlerë 2.5 milionë euro, shkruan shekulli.

Fotot e momentit të dhënies së dhuratave janë publikuar dhe në internet.

Wu Duanbiao, president i firmës qeramike Fujian Wanli Group, i ka dhënë bashkëshortit të vajzës së tij pasuri të patundshme dhe një dyqan për shitje me pakicë.

Përveç aksioneve me vlerë 12 milionë euro në firmën e tij të trashëguar, ai i ka dhuruar çifti dhe dy makina, një Porsche dhe një Mercedez.

54-vjeçari gjithashtu ka dhënë 3 milionë euro donacion në dy organizata bamirëse. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian