I futi vetes plumb në qafë, zbulohen sekretet e gruas së Hitlerit (FOTO LAJM)

Nga jashtë, jeta e gruas së Adolf Hitlerit dukej e mrekullueshme: por një libër i ri hedh dritë mbi atë çfarë ndodhte “pas kuintave” me Eva Braën. Hitleri e kishte takuar që 17 vjeç. Ai kishte kërkuar të verifikohej nëse vajza që takoi në një studio fotografike në Mynih, kishte ndonjë pikë gjaku hebre, dhe kur rezultoi që jo, “u hodh në sulm”.

Në disa aspekte, Eva nuk i përshtatej stereotipit të gruas naziste: ajo pinte duhan, ndiqte çmenduritë më të fundit amerikane të vallëzimit, lexonte revista të modës dhe përdorte make-up. Megjithatë, në mënyra të tjera, ajo mishëroi idealin e Hitlerit: ishte atletike dhe sportive, një bjonde natyrale dhe nuk kishte pothuajse asnjë interes për politikën.

Por më shumë se çdo gjë tjetër, ishte emocionalisht e papjekur dhe e lehtë për t’u manipuluar. Pasi e lejoi Hitlerin ta joshte, Eva u shqetësua dhe e imagjinonte veten të braktisur, pasi e shihte shumë rrallë.

Ndaj, një ditë e përfshirë nga dëshpërimi, shkroi një letër lamtumire dhe qëlloi veten. Plumbi ngeci në qafë, e për pak sa nuk preki arterien. Edhe pse hemorragjia ishte e madhe, ajo arriti të telefononte një mjek, I cili e dërgoi me urgjencë në spital.

I tronditur, Hitleri u betua ta vizitonte më shpesh. Dhe ashtu bëri për disa vjet. Pastaj nuk e takoi për javë të tëra. Eva këtë herë mori një dozë të madhe ilaçesh gjumi, por motra e saj e vogël arriti ta gjente në kohë. Këtu Hitleri e kuptoi se kishte ardhur koha që ta prezantonte atë publikisht.


Shtuar më 25/11/2019, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori