I frikësuar nga Covid-19, jetoi në aeroport për tre muaj
Një burrë kalifornian i cili ishte "i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid" jetoi i fshehur në Aeroportin O'Hare të Çikagos për tre muaj, sipas raporteve të shumta. Aditya Udai Singh, 33 vjeç, u arrestua të shtunën në mëngjes dhe u akuzua për fshehjen në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i Çikagos për CNN.

Ai më pas pretendohet të ketë jetuar i fhsehur në zonën e sigurisë së aeroportit deri në arrestimin e tij më 16 janar. Singh raportohet të jetë kapur pasi dy punonjës të United Airlines i kërkuan mjetin e identifikimit. Ai u kishte treguar një distinktiv ID të aeroportit që i përkiste një menaxheri, i cili e kishte raportuar atë të humbur në fund të tetorit. Avokatja e Shtetit, Kathleen Hagerty tha në gjykatë se Singh pretendoi të ishte "frikësuar të shkonte në shtëpi për shkak të Covid" dhe se udhëtarët e tjerë i kishin siguruar atij ushqim, sipas Chicago Tribune.
Shtuar më 20/01/2021, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori