I fiksuar pas ish të dashurës, hyn në burg pasi i dërgoi 21.807 sms
Pëlqej
Një burrë i fiksuar pas ish të dashurës është dënuar me 10 muaj burg, pasi i ka dërguar asaj plot 21.807 sms e telefonata. Të gjitha thirrjet e tij ndaj ish të dashurës nuk shkonin se ai e donte atë, por se kërkonte ti ktheheshin të gjitha paratë që ai kishte shpenzuar për apartamentin e saj.

Por i gjithë ky rrugëtim nuk përfundonte këtu, pasi ai kërkonte që ish e dashura dhe ta falendeonte për këtë xhest që ai kishte kryer ndaj saj. Ndonëse ajo kishte ndryshuar numrin e telefonit, kjo se ndaloi aspak atë që të kryente me sukses misionin e tij, teksa telefononte te shtëpia e prindërve të saj.

Historia i ka ndodhur një burri nga Franca, i cili tashmë ka thyer një rekord pasi në 10 muaj i ka dërguar ish të dashurës 21.807 sms e telefonata, por më pas ka përfunduar në burg. Ndonëse nuk bëhet me dije identiteti i tij, ai është dënuar me 10 muaj burg si dhe me një gjobë prej 1 mijë euro.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, ky mashkull i bie që ta ketë telefonuar apo dërguar mesazhe gruas të paktën 72 herë në ditë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori