Presidenti i Polonisë mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka mbërritur sot në një vizitë zyrtare në Tiranë Duda u prit me ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Në këtë vizitë, Duda shoqërohet edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Pas ceremonisë Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës./albeu.com/