I blen sanduiç një endacaku, studenti fiton famë në Facebook
Pëlqej
Ai është student i mjekësisë dhe tashmë ka marrë famë anembanë botës, për shkak të një "selfie" pasi kishte ndihmuar një endacak. Ndihma e tij ka qënë vetëm një sanduiç për të dhe një pako biskota për qenin, por ky xhest ka prekur të gjthë personat të cilët kanë parë këtë foto.

Ben Holmes është bërë i famshëm në rrjetin social Facebook, pasi ka bërë një foto me një të pastrehë në rrugë. Studendi ka treguar se burri ka përfunduar në atë gjendje, pasi e ka humbur punën dhe e ka lënë e dashura.

“I thashë a je i uritur dhe më tha “Po”. I bleva një sanduiç dhe disa biskota për qenin e tij”, ka thënë djali. Fotoja e tij dhe ky postim është shpërndarë mbi 9.000 herë në Facebook. Ky mesazh ka prekur shumë ndjekës, e ndërsa emri i tij përmendet ngado. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori