Hyrja 1 000 euro: Brenda vilave të festave luksoze me drogë dhe seks pa kufi në Mikonos (FOTO LAJM)

Ishulli Mikonos në Greqi njihet për jetën e shfrenuar që bëjnë turistët e huaj dhe bëhet hit në mediat botërore gjatë stinës së verës, shkruan albeu.com.

Jo vetëm kaq, por për të bërë më shumë qejf ata konsumojnë edhe drogëra. Në Mikonos qarkullon së tepërmi kokaina, e quajtur ndryshe si droga e luksit.

Sëfundmi, mediat greke raportojnë se në këtë ishuj ka shtëpi ku organizohen party të shfrenuara ku përfshihet çdo gjë, nga muzika e zgjedhur me DJ të njohur, tek masazhet e deri tek seksi.

Por, për të marrë pjesë në këto party fillimisht duhet të ftohesh nga dikush si edhe të paguash biletën e hyrjes 1 000 euro.

Autoritetet greke kanë dhënë alarmin sëfundmi në lidhje me evazionin fiskal që ndodh gjatë këtyre festave pasi konsumohet sasi e madhe alkooli e padeklaruara, përveç faktit të shpërndarjes së lëndëvë narkotike të forta. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2019, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori