Hungari/ Shtëpizat lundruese mbi liqenin Bokodi
Bokod dhe Oroszlany janë dy qytete që gjenden rreth 80 km në perendim të Budapestit.

Ato gjenden fare pranë liqenit Bokodi në Hungari.

Lagje të tera të kësaj zonë janë të ndërtuara mbi liqen.

Liqeni nuk ngrin asnjëherë duke e bërë një mundësi perfekte për peshkatarët të cilët mund të peshkojnë nga dritarja e dhomës së tyre.

Këtë lagje të ndërtuara mbi ujë janë një atraksion i preferuar turistik për shkak të veçantisë që ato kanë.

Ky liqen u bë i popullarizuar në botë gjatë vitit 2014, kur ueb-faqja e kërkimit, Bing, e vendosi një imazh të tij në sfond – që u pa nga miliona njerëz anëmbanë botës.

Po ashtu, po të njëjtin vit, ky liqen u pasqyrua edhe në spotin e përfaqësuesit të Hungarisë në “Eurovision”. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2016, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori