Humbi kontrollin e makinës, përfundoi mbi çatinë e një shtëpie
Pëlqej
Një shofer i cili humbi kontrollin e veturës së tij përderisa ishte duke u kthyer në një kthesë, përfundoi duke e “parkuar” veturën e tij në çatinë e një shtëpie.

Burri ia doli që të dilte nga rruga dhe ta përplaste veturën për një çati të një shtëpie pranë, ku qëndroi e parkuar.

Askush nuk mbeti i lënduar, duke përfshirë edhe njerëzit që ishin në shtëpi në kohën kur ndodhi përplasja.

Incidenti ndodhi në qytetin Qingdao në Kinë të premten.

Shtuar më 20/08/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori