“Humbet” Hëna, posta humbet kornizën madhështore
Një nga kopjet më të bukura dhe mahnitëse të Hënës e paraqitur në të gjithë botën është larguar teksa dërgohej me postë.

Sfera e saj e ndërtuar prej një diametric rreth 7 metrash, e mbuluar me detaje të sipërfaqes hënore, është e projektuar dhe realizuar nga artisti britanik Luke Jerram.

Gjatë kësaj kohe po shkonte dhe drejt një festivali në Austri.

Vetë krijuesi tha se largimi i strukturës që njihet si muzeu i Hënës, ishte shumë zhgënjyese. Kompania postare TNT, e cila kishte marrë përsipër dërgimin e hënës në Austri tha se po heton çështjen, por konfirmoi se për momentin sfera është humbur.

Hëna do të shfaqej në shumë evenimente në Evropë gjatë gjithë verës dhe artisti Jerram tha se zhdukja e saj prek shumë njerëz që prisnin ta shihnin.

Për krijimin sa më të saktë të sipërfaqeshënës,
artisti përdori imazhe të shkëputura nga satelitët e NASA. Çdo
centimetër i sferës që ndriçohet nga brenda përfaqëson 5 km të
satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.

Materialet e përdorura në ndërtimin e hënës nuk janë të një vlere të lartë kostoje që të justifikojnë si një mundësi për motivin e
grabitjes së saj, si pasojë hetuesit po hulumtojnë skeptikisht se si është e mundur të zhduket një strukturë kaq e madhe në zyrën e postës. /tch/



Shtuar më 21/07/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori