Humb jetën motorristi për shkak të përplasjes me pëllumbin
Burri i quajtur Ashar Niazi po udhëtonte nga jugu i Londrës për në Susses. Kur mori një kthesë, miku i tij pa në ajër një grumbull të madh puplash që u shpërndanë njësoj sikur të ishte hapur një jastëk me pupla.

Kur u kthye pa mikun e tij të shtrirë në anë të rrugës. Babai i dy fëmijëve u gjet pa ndjenja për të humbur jetën më pas.

Miku i tij tha se aksidenti fatal mund të jetë shkaktuar nga një pëllumb, i cili ka qenë duke flutur poshtë kur është futur në rrotat e motorit çka mund të ketë shkaktuar më pas aksidentin. Burri punonte si inxhinier./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori