Humb jetën tragjikisht 39 vjeçarja, grerëza ishte futur në lëngun e frutave
Një ekologe e njohur ruse ka vdekur prej pickimit të një grerëze të fshehur në një kuti kartoni të lëngut të frutave.

Alexandra Astavina, 39 vjeç u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Moskë pasi ishte pickuar në buzë nga grerëza, teksa kishte pirë direkt nga kutia e kartonit.

Gjatë momentin kur e pickoi grerëza, 38 vjeccarja ishte duke folur me një shoqe të sajën dhe po i tregonte incidentin që i kishte ndodhur.

Menjëherë pasi ato e mbyllën telefonin shoqja e saj u nis për te shtëpia e Alexandrës por ajo nuk po përgjigjej.

Shërbimet e emergjencës hynë me forcë në shtëpi dhe e gjetën Astavina të vdekur në divan.

Ato gjetën gjithashtu grerëzën që përpëlitej në tavolinë.

Autoritetet thanë se Astavina kishte vdekur nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga helmi i grerëzës.
Shtuar më 22/10/2020, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori