Temperaturat e larta në vend, ISHP këshillon qytetarët

Vendi ynë vijon të jetë me temperature të larta për shkak të valës së të nxehtit afrikan. Ndërsa dje u shënua ditë më e nxehtë e muajit, sërish edhe sot dhe në ditët në vazhdim pritet që temperaturat të jenë deri në 38 gradë Celsius.

Instituti i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe ka listuar disa këshilla që duhet t’i ndjekim.

-Nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti kërkoni ndihmë, po ashtu kërkoni ndihmë edhe nëse ndiheni të dobët, anksiozë ose keni shumë etje apo dhimbje kokë.

-Shkoni menjëherë në një ambient të freskët.

-Pini ujë për t’u hidratuar.

-Mbani ilaçet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 16:15