Hoteli "0 yje", nje bunker ne Zvicer
Albeu.com
Mjaft më me vaska me hidromasazh, televizorë plazma dhe shërbim mëngjesi në krevat. Për turistët më aventurierë vjen i pari hotel me “0 yje”.Hoteli, realizuar në një ish bunker atomik, në San Gallo të Zvicrës nuk ka asnjë lloj komoditeti.

Dhomat, të gjitha pa televizorë dhe pa dritare kushtojnë rreth 10 euro nata. Idea për këtë inisiativë është e binjakëve Frank e Patrik Riklin. Motoja e tyre është: “Të kesh më pak, është më mirë”.

Bunkeri nëntokësor mund të presë deri në 54 persona. Sigurisht që mes gjithë mungesave të komoditetit, turistëve nuk do t’u mungojë qetësia. Të vetmet imazhe të botës së jashtë do të vijnë të prezantuara nga një ekran i madh, që do të jetë lidhja me realitetin.

Autoritetet i kanë dhënë leje aktivitetit, me një kusht: “Asnjë modifikim në bunker”. Në rast të një katastrofe nukleare, banorët duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë strukturën.

Gjatë luftës të gjitha komunat zvicerane ndërtuan bunkerë nuklearë. Sot, shumë qytetarë ato i kanë transformuar në kantina për verë.

Ndërkohë që ky hoteli me “0 yje” është i pari i destinuar për përdorimin publik. Jo vetëm hoteli nuk ka komoditet, por është pajisur me instalimet elektrike dhe hidrosanitare.

Një grup prej 15 turistësh ka inauguruar hotelin dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Një gjë është e sigurtë; kanë kursyer. (Shekulli)
Shtuar më 17/10/2008, ora 02:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori