Benzi përplaset me autoshkollën në Dimal, 4 persona rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Dimalit. Mësohet se një tip benz “ML” është përplasur me një autoshkollë ku udhëtonin në të 4 persona.

Burime bëjnë me dije se 4 persona kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa ML-ja ka përfunduar në kanal.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se mjetet ishin duke udhëtuar të dyja në drejtim të Dimalit dhe ka qënë pikërisht mjeti tip Fuoristradë ML që duke udhëtuar me shpjejtësi skëterrë ka goditur nga prapa Autoshkollën,e ka marrë zvarrë disa metra dhe në pas e ka nxjerrë nga rruga, duke përfunduar vetë në kanal./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 10:24