Historike, NASA zbulon “binjakët” tanë në një sistem tjetër diellor (VIDEO)
Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët NASA mbajti sonte një konferencë me anë të së cilës u prezantua zbulimi i ri i agjencisë për botët e tjera jashtë sistemim tonë diellor.

Teksa të gjithë prisnin që zbulimi të kishte të bënte me alienët, NASA njoftoi se ka zbuluar një sistem diellor tejet të ngjashëm me tonin.

Ky sistem ka një diell më të vogël se i joni i quajtur “Trappist-1” dhe rreth tij rrotullohen 7 planete, tre prej të cilëve, me kushte të përshtatshme për jetën.

Kërkuesit u shprehën se do të mund të përcaktojnë nëse ka apo jo jetë në secilin prej tyre brenda një periudhe prej 10 vjetësh dhe se ky është vetëm fillimi.

Asnjë prej sistemeve diellorë të zbuluar më parë nuk kanë pasur një numër kaq të madh planetësh të ngjashëm me Tokën.

Këto planete, të cilat sipas shkencëtarëve të NASA-s nëse do të udhëtonim me shpejtësinë e dritës, janë vetëm 39 vite larg nga Toka, kanë disa prej kushteve më kryesore atmosferike për rritjen e një jete biologjike.

Gjithsesi sipas NASA-s duke përdorur teleskopët që agjencia disponon por edhe të tjerët që do të zhvillohen ky sistem do të mund të eksplorohet më mirë në 2020. /albeu.com/
Historike, NASA zbulon “binjakët” tanë në një sistem tjetër diellor

Shtuar më 22/02/2017, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori