Historike, NASA niset drejt diellit
Pëlqej
Mëngjesin e ditës së sotme NASA ka lëshuar drejt diellit, sondën e quajtur "PARKER" nga Cape Canaveral, në shtetin e Floridës.

Objektivi i "PARKER" është që të afrohet më shumë se sa çdo mjet tjetër hapësinor në atmosferën e diellit dhe nga atje të përcjellë informacionet e nevojshme për tu shqytuar nga NASA.

Sonda ka përmasat e një makine të vogël, ka një peshë prej rreth 635 kilogramësh dhe do të arrijë një shpejtësi lëvizjeje deri në 692 mijë kilometra në orë, duke u bërë kështu mjeti kozmik më i shpejtë në histori. /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2018, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori