Coutinho turpëroi Van Dijk dhe Alexander-Arnold me driblime magjike (VIDEO)

Philippe Coutinho ishte në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj ish-skuadrës së tij, Liverpoolit.

I pari që u turpërua nga Coutinho ishte mbrojtësi anglez i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili në minutën e 33-të pa topin mbi kokë nga driblimi i Coutinhos.

Në pjesën e dytë, pre e lëvizjeve magjike të Coutinhos ishte holandezi Van Dijk, i cili pa topin në mes të kembeve, duke u turpëruar nga një driblim i bukur në minutën e 50-të.