Motori i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar në Kretë, reagon e motra: Do të prehet pranë babait në Shqipëri

Një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi pas një aksidenti tragjik të ndodhur në ishullin e Kretës ku vdiqën dy persona.

Drejtuesi i motorit ishte pikërisht 21-vjeçari shqiptar, Erdi Rushitaj i cili humbi kontrollit dhe u përplas me një shtyllë elektrike, duke humbur kështu menjëherë jetën në asfalt.

Edhe shoku i tij 17-vjeçar, pavarësisht se arriti gjallë në spital, nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të shumta.

Mes dhimbjes për këtë ngjarje të rëndë, ka folur motra e 21-vjeçarit Desara për “Porothema”. Ajo tregoi se ende nuk e beson se nuk do të shohë më Erdin, vëllain e saj të vogël i cili dashuronte adrenalinën që i falte motori.

“Nuk dua të besoj se nuk e shoh më asnjëherë vëllain e vogël. Është shumë e vështirë për të gjithë ne, lajmin e morën rreth orës 5 të mëngjesit. Është tragjike kjo që na ka ndodhur. Ai e dashuronte motorin, e këshillonim gjithmonë të jetë shumë i kujdesshëm, kishte 5 muaj që e kishte marrë atë.”, tha ajo.

Desara shtoi se trupin e vëllait të vogël që iku nga jeta, do e varrosin në Shqipëri, të prehet pranë babait të tij, të cilin e kanë humbur shumë vite më parë.

“Trupin do e varrosin në Greqi, Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që të prehet pranë babait tonë”, tregoi ajo./albeu.com