Hëngrën shumë "sufllaqe" për t'i shpëtuar ushtrisë, 12 studentë rrezikojnë 5 vite burg!
Hetuesit ushtarakë në Korenë e Jugut identifikuan një grup prej 12 studentësh në një universitet në Seul, të cilët bënë përpjekje të koordinuara për të shtuar në peshë në mënyrë që të ishin të pa përshtatshëm për shërbimin ushtarak. Personat e përfshirë mund të përballen me burg.

Koreja e Jugut ka rregullat më strikte për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Çdo i ri duhet të kryej shërbimin në fjalë, ndërsa përjashtohen shumë pak njerëz, siç janë ato me aftësi ndryshe ose me medalje olimpike.

Ka edhe nga ata kanë gjetur mënyra "alternative" për të mos e kryer "detyrën atdhetare", duke punuar në shërbimin civil me paga të ulëta siç janë ato në stacionet e kanaleve të zeza, parkingjet apo zyrat qeveritare, por edhe tatuazhet e mëdha në trup që janë të dukshme.

Mënyra më popullore është duke fituar peshë.

Të 12 studentët janë vokalist të muzikës klasike dhe të diplomuar në të njëjtin universitet.

Studentët i përhapën në një grup chati këshillat e përbashkëta se si t'i arrijnë më mirë qëllimit të tyre. "Gjurmët" e lëna në internet lejoi Administratën Ushtarake të Manpower për t'i identifikuar ata.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, dy nga 12 këngëtarët kanë përfunduar tashmë programet e tyre alternative të shërbimit, katër të tjerë janë në proces dhe gjashtë janë në pritje të detyrës. Rastet e tyre do të referohen në gjykatë.

Mënjanimi nga shërbimi ushtarak është shkelje e rëndë në Korenë e Jugut, me një burgim maksimumi deri në pesë vjet.

Më parë këtë vit, një 21-vjeçar u dënua me 1 vit burg, pasi shtoi 30 kg në vitin 2016, për të shmangur shërbimin ushtarak.

Statistikat e Administratës Ushtarake të Forcave të Armatosura thanë se ata identifikuan 59 burra, të cilët përdorën mënyra mashtruese për të mënjanuar ushtrinë në vitin 2017, krahasuar me 54 në vitin 2016 dhe 47 në vitin 2015.

Shtuar më 12/09/2018, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori