Plagosi në sy 20-vjeçarin pas sherrit në lokal, arrestohet i riu në Korçë

Një 23 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi plagosi në sy, një 20-vjeçar. Ky i fundit pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar”, njofton policia.


Shtuar 10.01.2023 10:45