Sa ndikojnë ushtrimet fizike në shtimin apo uljen e oreksit

Një studim i ri i botuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise” adresoi pyetjen e vjetër: A na shtyn stërvitja të hamë më shumë apo në fakt ul oreksin tonë?

Studimi ekzaminoi burra dhe gra fizikisht joaktive, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, pas së cilës u shërbyen me një drekë të bollshme, nuk kishin tepruar me ngrënien, por nuk e anashkaluan ëmbëlsirën ose merrnin copa më të vogla.

Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, nga mosha 18 deri në 55 vjeç, të cilët ishin mbipeshë dhe fillimisht jo shumë aktivë.

Ata hanin kafjall çdo mëngjes dhe më pas ecnin me një ritëm të shpejtë në shirit vrapimi ose ngrinin pesha për 45 minuta, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, atyre iu shtrua një drekë në tavolinë suedeze, dhe ata nuk ishin as më pak e as më shumë të uritur se zakonisht dhe hëngrën përafërsisht të njëjtën sasi ushqimi gjatë drekës si kur nuk po ushtroheshin.

“Ecja e shpejtë ose ngritja e peshës së lehtë mund të mos ndikojë në zakonet e të ngrënit në krahasim me faktorë të tjerë si aromat e lazanjave aromatike, simiteve me gjalpë apo byrekut”, tha doktoresha Tanya Halliday.

Studimi ka kufizime sepse ekzaminoi vetëm një seancë të shkurtër ushtrimesh të moderuara me një numër të vogël pjesëmarrësish që ishin kryesisht jashtë formës, duke vënë në dukje se njerëzit që ushtrojnë rregullisht mund të reagojnë ndryshe.

“Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të hanë tepër pas stërvitjes”, përfundoi Dr Halliday.

Studimet e mëparshme kërkimore tregojnë se ata që fillojnë të ushtrojnë nuk humbin peshë aq sa tregojnë në fakt kaloritë e djegura.


Shtuar 12.06.2022 22:53