Superliga nuk “merr frymë”: Juventus, Real Madrid dhe Barcelona marrin goditje të madhe

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë një goditje të ashtuquajturës “Superligës”, ku në të ndodhet Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.

Avokati, Athanasios Rantos tha të enjten që organizatorët e Super Ligës janë të  lirë të operojnë në gara të reja të pavarura megjithatë ata “nuk munden paralelisht të krijojnë gara të tilla, e të vazhdojnë të marrin pjesë në gara të futbollit që organizohen nga FIFA dhe UEFA pa ndonjë autorizim nga këto federata.

Siç ka shpjegohet nga “Associated Press” avokatët e përgjithshëm në mënyrë rutinore ofrojnë udhëzime ligjore për GJED. Opinionet e tyre nuk janë të detyrueshme për gjykatën me bazë në Luksemburg por që zbatohen në shumicën e rasteve”.

Rasti kishte shkuar në dëgjim në korrikun e kaluar dhe vendimi përfundimtar pritet të jepet në Vitin e Ri.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë tri klubet e vetme që e përkrahin krijimin e Super Ligës së Europës, në të cilën ishin 12 klube elitë të Europës kur ajo u përfol në prillin 2021, por që kolapsoi 72 orë më vonë pas tërheqjes së klubeve të Premier Ligës, që u përcoll me largimin edhe të Interit, Milanit dhe Atlettico Madridit.

Klubet e Superligës kanë argumentuar që UEFA abuzon me dominim në treg derisa trupi qeverisës i futbollit në Europë ka theksuar se struktura dhe piramida mbron garat dhe siguron që turnetë të jenë të hapur për të gjithë.

“A22 Sports Management”, kompania pas Super Ligës, ka caktuar CEO-në e ri, Bernd Reichart, tetorin që shkoi.

“Super Liga është ende gjallë, mund të them me siguri që shumë klube në Europë ndajnë të njëjtin vizion si Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi dhe tani ne kemi një mundësi që zëri i jonë të dëgjohet”, tha Reichart për “El Larguero” pas emërimit të tij dy muaj më parë./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.12.2022 16:35