Harron drogën në taksi, arrestohet kur raporton çantën e humbur
Pëlqej
Një 39 vjeçar nga Anglia nuk është treguar aspak i kujdesshëm me çantën që ai posedonte, ndërsa në të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Teksa ai e kishte me nxitim, e kishe harruar çantën në një taksi.

Shoferi i cili e përcolli deri në destinacionin e duhur kishte hapur çantën, e ku në të kishte gjetur lëndën narkotike. Pas lajmërimit, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të investiguar se kujt mund t’i përkiste.

I riu është kthyer të nesermen në stacionin e taksive për të kërkuar çantën, pa e ditur që policia po bënte hetime. Ai tashmë është vënë në pranga dhe sipas policisë, vlera e drogës së gjetur brenda çantës ishte rreth 2000 paund. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori