Hani sa më shumë manaferra, zbulojeni çfarë përfiton trupi juaj
Manaferrat janë fruta shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm. Ky lloj i frutave janë të pranishëm sidomos gjatë muajve të verës.

Konsumimi i manaferave bëhet edhe në sezonët e tjera, për arsye se edhe të ngrira ato nuk i humbin vlerat ushqyese. Disa nga përfititmet shëndetësore të manaferrave janë:

Ato kanë nje sasi të madhe të fibrave. Vetëm një filxhan i vogël me manaferra përmban përafërsisht 60 kalori dhe 8 gram fibra. Kjo sasi përbën një të tretat e totalit të sasisë së fibrave që janë të parapara të konsuohen gjatë ditës.

Manaferrat kanë vitamin C. Siç dihet vitamin C është një antioksidant i fortë dhe ka veti anti inflamatore. Gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës, për arsye se ai ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe seratoninën( hormone që bënë nxitjen e lumturisë dhe ndihmon në gjumin e rregullt).

Manaferrat ndihmojnë në shëndetin e eshtrave. Pasi që ato përmbajë vitamin K, kjo do të thotë që ndihmon në mpiksjen e gjakut, process ky esencial për zhvillimin normal të eshtrave.

Përpos këtyre vetive ato mbrojnë edhe trurin, ndihmojnë në kontrollimin e sasisë së sheqerit në gjak si dhe kanë shumë benefite të tjera shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori