Hajdutja seksi shokon botën, grabiste banesat me 3 të mitur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo është cilësuar si hajdutja më seksi, teksa vjedhjet e saj kanë bërë jehonë në rrjetet sociale. Fotot e saj janë tejet të nxehta, por ajo që ka shokuar edhe më tepër njerëzit është se në bashkëpunim me tre djem të mitur, ajo grabiste shtëpitë.

Çdo gjë ka rezultuar me sukses nga ana e policise, aq sa një muaj më parë ajo është prangosur. Aktualisht ndaj saj janë lëshuar 114 akuza.

Stephanie Boudoin u arrestua muajin e kaluar në Victoriaville, Kanada, lidhur me akuzën se ka grabitur 42 shtëpi në këtë zonë. Autoritetet kanadeze besojnë se ajo ka punuar me tre bashkëpunëtorë të mitur të moshës 13, 15 dhe 17 vjeç, për të grabitur vendbanimet në zonat Athabaska dhe Maple.

Një javë më parë, gjykata ka ngritur edhe më shumë akuza kundër vajzës bukuroshe, në total 114 akuza. Jo vetëm kaq, por ajo do të përballet me akuzat e "thyerjes dhe të hyrjes me dhunë", duke marrë pronën e vjedhur, si dhe në mënyrë të paligjshme mbajtjen dhe ruajtjen e 9 armëve zjarri. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori