Një hajdut ka surprizuar punonjësen e një shtëpie, pasi ndërsa kishte marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish, e kishte zënë
gjumi në krevatin që
ndodhej në një prej dhomave. Ai është shtrirë, duke menduar se nuk
ndodhej asnjë person në shtëpi, por në fakt e ka pësuar duke përfunduar në prangat e policisë.
Pastruesja e shtëpisë ka qënë ajo e cila ka sinjalizuar policinë, e cila pasi kishte mbërritur në shtëpinë e grabitur, i ka bërë edhe një
foto hajdutit i cili ishte ende në gjumë.
Bëhet fjalë për
Dion Davis, 29 vjeç, i cili kishte vjedhur një qese plot bizhuteri në një shtëpi në Florida. Policia ka bërë me dije se vlera e bizhuterive të vjedhura arrinte në 6000 paund. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014,
ora 09:54