Mori gjithçka që gjeti në një “
Range Rover” të
parkuar, i cili ishte lënë i hapur, por arratia e tij nuk shkoi më shumë se 5 sekonda.
Jake Nedd ishte duke lëvizur me biçikletë kur pikasi objektivin e tij për të vjedhur, një “
Range Rover” të
parkuar në një rrugë në Fulham të Angli.
Por menjëherë sapo ai boshatisi automjetin, një makinë policie i del përpara. Hajduti 31-vjeçar tenton të largohet me biçikletë, por një prej agjentëve e rrëzon duke hapur derën e makinës.
Këtë herë fati nuk ishte me këtë hajdut.
Shtuar më 15/07/2017,
ora 10:07