Habiten shoferët: Policët nuk venë gjoba por qerasin me ëmbëlsira
Pëlqej
Policët nuk të ndalin vetëm për të vendosur gjoba, mund të të japin edhe ëmbëlsira.

Kështu ka ndodhur një qytet të Turqisë, ku forcat e rendit kanë ndaluar shoferët duke ju drejtuar atyre pakon e ëmbëlsirave në vend të gjobës.

Kjo ka ndodhur me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërkohë që policët nuk kanë hezituar t'i pajisin gjithsesi shoferët me një fletëpalosje për t'i rikujtuar nevojën e qarkullimit të sigurt në rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori