Gruaja zbulon bletët e fshehura në apartamentin e saj dhe 27 kg mjaltë (FOTO)

Pëlqej
Një grua vuri re se në apartamentin e saj qëndronin bletë, por nuk ia merrte mendja se aty ishin rreth 35 mijë.

Cherissa Mulzac vuri re një substancë të çuditshme që dilte nga muret e shtëpisë, derisa kuptoi se ishte mjaltë.

Bletari gjeti rreth 27 kg mjaltë, të cilën Cherise e futi në kavanozë për ta përdorur më vonë.

“Ishte tronditje e madje. Unë mendoj se bletët kanë qëndruar aty për dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa javën e kaluar ishin 35 mijë të mbledhura së bashku.

Nuk kam parë asnjëherë diçka kaq të madhe dhe aq shumë mjaltë,” – tha bletari Mickey për Metro.

Ai tregoi se procesi i largimit të bletëve nga apartamenti në Neë York zgjati 6 orë. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori