Gruaja vdes pas notit të mëngjesit në det, nga hipotermia
Gruaja ishte një nga dy notaret që kishin hyrë në ujë këtë mëngjes në brigjet e Ballycastle, në Irlandën Veriore.

Një grua ka vdekur nga hipotermia dhe një tjetër u dërgua në spital duke u trajtuar për hipotermi.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në 8.28 të mëngjesit me një helikopter Coastguard nga Prestwick si dhe Ambulanca Ajrore dhe ekuipazhet bregdetare, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe personeli i Shërbimit të Ambulancës që nxituan për në vendngjarje.

Le të rikujtojmë se disa qytete të Irlandës janë goditur nga erëra të forta gjatë fundjavës dhe këtë mëngjes ndërsa Stuhia Atiyah ka qënë shumë e fuqishme.

Nisja e trageteve u anulua dhe rreth 10,000 shtëpi mbetën pa energji./abcnews.al
Shtuar më 09/12/2019, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori