Werner shumë pranë kthimit te Leipzig, gjermani më parë iu afrua Real Madridit

Timo Werner nuk do jetë lojtar i Chelsea këtë sezon, pasi nga dita në ditë pritet që të bëhet zyrtare kthimi i tij te Leipzig.

Sulmuesi nuk është pjesë e planeve të Tuchel edhe pse ky i fundit nuk është se ka shumë alternative për majën e sulmit, përvec Havertz dhe Brojës.

Sipas “Marca”, gjermani paraprakisht i është ofruar skuadrës së Real Madridit, por “Los Blancos” nuk e shfrytëzuan si mundësi./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 08:08