Gruaja struket në valixhe, tenton të kalojë ilegalisht në kufirin turk (VIDEO LAJM)
Autoritetet turke, gjatë një kontrolli rutinë në aeroport, kanë zbuluar një grua e cila ishte fshehur në valixhe në mënyrë që të kalonte ilegalisht kufirin.

Sipas medieve turke, mësohet se policët kanë dyshuar për përmasat e valixhes dhe i kanë kërkuar pasagjerit ta hapte atë, dhe sapo pasagjeri e hap, shihet se si bashkëshortja 22-vjeçare e shtetasit nga Gjeorgjia, ishte strukur brenda valixhes.

Sipas informacioneve, gruaja kishte urdhër ndalimi për të hyrë në Turqi dhe për këtë arsye, ajo tentoi të hynte ilegalisht. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori