Gruaja shtatzënë vret veten dhe fëmijën pasi kishte frikë nga lindja
Pëlqej
Një grua shtatzënë në Kinë ka vrarë veten duke u hedhur nga dritarja e spitalit duke vrarë veten dhe fëmijën.

Gruaja 26 vjeçare e quajtur Ma kaloi në depresion vetëm pak orë para lindjes pasi mjekët deklaruan se "perimetri i madh i kokës së fetusit do të thoshte se hapja vaginale do të ishte shumë e rrezikshme" shkruan Albeu.com.

Spitali thotë se stafi mjekësor kërkoi mendimin e familjes por ata nuk ishin dakord që gruaja ta finalizonte lindjen me mënyrën çezariane.

Ligji kinez përcakton që stafi mjekësor duhet të kërkojë leje nga anëtarët e familjes përpara se të kryejnë procedura të mëdha kirurgjikale.

Në media është hapur një debat i madh se pse një grua shtatzënë nuk mund të evndosë vetë për veten e saj. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori