Gruaja "shëron" kancerin e vezorëve duke përdorur vajin e kanabisit
Mjekët pretendojnë se një grua ‘kuroi’ kancerin ovarian, pasi mori trajtimin tradicional të vajit të kanabisit dhe ekstraktit të kajsisë.

Një rast i tillë është evidentuar nga kirurgët e Universitetit të Kalifornisë, San Diego.

Pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit ovarian dhe nuk e trajtoi me kohë, një grua 81-vjeçare zgjodhi t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjike.

Meqenëse rezultoi në dështim të kurimit të gjendjes shëndetësore, gruaja vendosi të merrte trajtimin me vaj kanabisi dhe amigdaline, një substancë e gjetur në fruta që kthehet në formë të një acidi, për të cilin mendohet se vret qelizat e kancerit.

Në nëntor të vitit 2018, pas marrjes së terapisë alternative, gruas së paidentifikuar i ishin zhdukur qelizat e kancerit, raportuan kirurgët muajin e kaluar në revistën ‘Gynecologic Oncology Reports’.

“Gjykimet e mëparshme klinike te njerëzit nuk kanë treguar efekt terapeutik në pacientët me kancer që marrin ekstrakt kajsie,” tha Ramez Eskander, kirurg nga Universiteti i Kalifornisë.

“Sidoqoftë, studimet themelore të shkencës kanë identifikuar receptorët kanabinoidë në kancerin e vezoreve si objektiva të mundshëm terapeutik për përdorimin e kanabinoidit në trajtimin e malinjitetit,” theksoi tutje Dr Eskander.

Vaji CBD nxirret nga bimët e kanabisit, por përmban vetëm sasi të ‘tetrahidrokanabinolit’, duke rezultuar në një produkt legal.
Shtuar më 04/09/2019, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori