Gruaja ngec në oxhakun e ish-bashkëshortit (FOTO LAJM)

Një 35-vjeçare ka ngelur në oxhakun shtëpisë së ish-bashkëshortit gjatë mesnatës. Për nxjerrjen e saj është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëzve. Gruaja ishte e zhveshur, pasi mendonte se kështu do ta kishte të lehtë futjen përmes oxhakut 30 me 30 cm.

Tony Hernandez ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, ndodhej në banesë, por ai tregon se e ka pas të pamundur që ta nxjerrë 35-vjeçaren nga oxhaku, për këtë ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikëzve.

Operacioni i largimit të saj nga oxhaku zgjati plot dy orë. Ndërkohë ish-bashkëshorti deklaroi se ajo e ka bërë këtë veprim pasi ka gjetur derën e mbyllur. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori