Grelandë/ Zbulohet fosili më i vjetër në botë
Shkencëtarët kanë zbuluar atë që mendojnë se është fosili më i vjetër në botë, një mbetje jete që i përket 3.7 miliardë vjetëve më parë, kur qielli i Tokës ishte portokalli dhe oqeanet e saj të gjelbër.

Zbulimi tregon se jeta mund të jetë formuar më shpejtë dhe më e lehtë se sa mendohej dikur, rreth gjysmë miliard vjet pas formimit të Tokës.

Dhe kjo mund të japë shpresë për jetë të formuar në vende të tjera, të tilla si Marsi, ka thënë bashkautori i studimit, Martin Van Kranendonk i Universitetit të New South Wales dhe drejtor i Qendrës Australiane për Astrobiologjinë.

“Kjo na jep një ide se si ka evoluar planeti ynë dhe se si jeta ka fituar terren”, – tha Van Kranendonk.

Në një pjesë shkëmbi e cila dikur kishte qenë e mbuluar me akull dhe kishte dalë në sipërfaqe pas pranverës ekstremisht të nxehtë, skuadra e shkencëtarëve australianë kishin gjetur stomatolite, të cilat janë struktura shtresore mikroskopike që shpesh prodhohen nga një komunitet mikrobesh.

Stomatolitet kishin përmasa 1-4 centimetër./albeu.com/



Shtuar më 02/09/2016, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori