Gratë indiane rrihen me kamxhik për t’u shëruar nga ligësitë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pamjet tronditëse kanë kapur gratë indiane, të cilat janë rrahur publikisht gjatë një ritualit të çuditshëm për t’i çliruar ato nga “fryma e ligë”.

Çdo vit rreth 2.000 gra vrapojnë për pesë orë që të futen në tempullin e lashtë Achappan në Trichy, India jugore.

Ato gjunjëzohen në tokë për t’u goditur në mënyrë të egër nga një prift. Shumë njerëz tronditen dhe vuajnë nga dhimbja, ndërsa anëtarët e familjes së tyre shohin, duke shpresuar se do të shërohen.

Një vajzë e shkollës Vishakha, e cila ishte përgatitur për t’u ulur në radhë nga prindërit e saj, tha: “Prindërit e mi mendojnë se unë jam e pushtuar nga djalli sepse nuk tregoj interes për studimet e mia”.

“Tani shokët e mi do të qeshin me mua kur të shohin shenjat e kamxhikut që unë do të marr pasi të ndiqja një festival për të kuruar çrregullimet mendore”, bërtiti vajza e re.

Disa gra të moshuara janë dakord me priftin dhe besojnë se fshikullimi do t’i shërojë ato. /albeu.com/



Shtuar më 07/10/2017, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori