Gjyshja me bastun "rreh" hajdutin!
Një gjyshe nga Illinois, e cila ka gjetur një person që po kontrollonte në shtëpinë e saj, e ka konfrontuar atë dhe e ka goditur me bastun, raportohet nga policia.

Gruaja i tha policisë së Fairview Heights se ajo po kthehej në shtëpi me një mikeshë, kur ka vënë re një makinë të çuditshme të parkuar jashtë shtëpisë dhe shenjat e një grabitjeje.

Mikesha e saj menjëherë telefonoi policinë me celular, kur papritmas personi u shfaq në përpjekje për të marrë celularin. Gruaja tjetër e ka goditur me bastunin e saj derisa ai u tërhoq dhe u largua duke dëmtuar makinën në proces.

Policia nuk ka dhënë moshë të saktë, por ka thënë se të dyja femrat janë mbi moshën 70 vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2011, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori