8 mln euro subvencione për panele diellore, Balluku prezanton prioritetet e qeverisë për 2023-in

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se një ndër prioritetet e qeverisë për vitin 2023 do të jetë nisma me subcencionimin e paneleve diellore.

Gjatë prezantimit të prioriteteve, Balluku tha se qeveria do të japë 8 milionë euro subvenionimin e paneleve diellore për 2500 familjet e para që blejnë panele.
Balluku tha se qeveria do të 10-fishojë këtë nismë.

“Planifikojmë, duke para mënyrën si e kanë përqafuar, që në 2023, ta rrisim me 10-fish numrin e kësaj nisme. Ne kemi subvencionuar familjet shqiptare që kanë pasur dëshirë që në banesë të vënë panele me 75% të kostos. Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë t ë arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro”, tha Balluku./Albeu.com.


Shtuar 9.01.2023 12:10